Këshilli Prokurorial paralajmëron ndërprerje të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shprehur shqetësimet për deklaratat e zyrtarëve qeveritarë ndaj prokurorëve.
Duke filluar nga deklaratat e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu të bëra përmes një statusi në Facebook, ku i quan prokurorët kriminel.

“Deklaratat e Zëvendësministrit të Drejtësisë janë linçuese, tendencioze, paragjykuese dhe kanë për qëllim dëmtimin e sistemit prokurorial. Nëse pushteti ekzekutiv nuk distancohet nga deklaratat e tilla do të ndërpritet çfarëdo komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-institucional”, thuhet në reagimin e KPK-së.
Gjithashtu, edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu kërkoi që ish-prokurori Sylë Hoxha duhet të thirret para përgjegjësisë penale.
“Prokurori i Shtetit siguron opinionin se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me pretendimet e paraqitura sot në media, dhe çfarëdo shkelje eventuale do të këtë reagime ligjore. Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ i pavarur kushtetues nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë interferim nga askush për çfarëdo interesi personal, grupor apo politik të cenojë integritetin e sistemit prokurorial”, thuhet gjithashtu në komunikatën e lëshuar për media nga KPK./21Media

Back to top button