Deliu: Mërgata është Kosovë, kudo që jeton, kjo lidhje është më e madhe se politika

Pas replikave e kundër-replikave mes LDK-së dhe LVV-së për votimin e diasporës ka reaguar Blerta Deliu nga PDK-ja.
Ajo ka thënë se çdo familje në Kosovë ka anëtarë të saj që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë.
“Secila familje në Kosovë e ka një pjesë të saj në mërgatë. Kjo lidhje është më e madhe se politika, më e fortë se ndarjet. Mërgata është Kosovë, kudo që jeton”, ka thënë Deliu./21Media