Deliu: Nuk e shkarkojnë Berishajn, shkarkoheshin diplomatë vetëm se shprehnin qëndrimet në rrjete sociale

Deputetja Blerta Deliu ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj e pastaj ka thënë që kjo punë duhet t’i lihet organeve të Drejtësisë.
Ajo ka thënë se Berishaj nuk është në gjendje më ta ushtrojë punën e tij.
Deliu ka ngritur pyetje se si e ka marrë Berishaj shtetësinë e tij një ditë para se të bëhet ambasador, a ka kaluar nëpër hallkat sigurisë dhe a e ka marrë verifikimin nga AKI.
“Mos shkarkimi i tij paraqet njëkohësisht një standart të dyfishtë nga kjo qeveri, pra e mbrojnë dhe nuk e shkarkojnë një diplomat i cili pavarësisht nga skandali që u publikua në mediat sllovene për shkak të mos deklarimit të pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurisë, ndërsa janë shkarkuar siç e dini diplomat vetëm pse kanë shprehur qëndrimet e tyre në rrjetet sociale,. Pra sot më së paku ka nevojë të mbrohet zotëri Berisha, dëmi që ja ka shkaktuar Kosovës është i madh dhe i pariparueshëm”, tha Deliu duke shtuar se Kosova nuk guxon të rrezikojë partneritetin me Kroacinë.
Sipas saj qëndrimi i Berishaj në këtë post paraqet pengesë serioze në këto raporte./21Media

Back to top button