Deliu: S’kemi votë për Haxhiun, Kosova ka probleme më të mëdha se sa a do të zgjedhet ajo kryetare a po jo

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu tha se shpreson që Lëvizja Vetëvendosje të respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese , për votim të hapur.
“Është ende herët të flas sepse mund ta paragjykoj, vendi duhet të mësohet sidomos përfaqësuesit publik, që janë të veshur me votë të qytetarëve që aktgjykimet e tilla as të mos vihen në dilemë është detyrim kushtetues i deputetëve që ti respektojnë këto aktgjykime, Kosova është bllokuar që 5 muaj për shkak të arrogancës… Kosova ka probleme shumë më të mëdha se sa a do të zgjedhet zonja Haxhiu ose jo kryetare e Kuvendit të Kosovës”, tha Deliu
Ajo u shpreh se do të votojnë, pasi që sipas saj një gjë të tillë e kanë bërë edhe më herët por kanë refuzuar ta votojnë vetëm komisionin për votim të fshehtë.
“Do të marrim pjesë në votim ashtu siç kemi bërë pesë herë kundër zonjës Haxhiu, nuk kemi votë për Haxhiun”, u shpreh ajo./21Media