Kaloni te përmbajtja kryesore

Deliu: Ushtarët e FSK-së po mërdhijnë, janë pa rrymë 6 orë në ditë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu  ka thënë se ka informacione që kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë.

“Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike.

Sapo më informuan se kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit.”, ka shkruar Deliu bë Facebook.

“Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë!”, ka përfunduar ajo.

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button