“Delta” edhe në Shqipëri?

Varianti indian i Covid-19 mund të ketë mbërritur në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se ISHP ka identifikuar disa mostra që mund t’i përkasin variantit Delta ndërsa bëri thirrje për vaksinim.
Autoritetet shëndetësore kanë sinjale se në Shqipëri mund të qarkullojë varianti Delta i Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në Institutin e Shëndetit Publik janë identifikuar disa mostra të pazakonta të cilat janë dërguar në gjermani për vlerësim të mëtejshëm.
“Në institutin e shëndetit publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në laboratorin e referencës në gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit delta në Shqipëri”, tha ajo.
Për të siguruar mbrojtje ndaj Covid-19 dhe varianteve të reja Manastirliu bëri thirrje për vaksinim.
Nga Sauku ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit ministrja e shëndetësisë njoftoi se duke nisur nga kjo fundjavë njësitë e lëvizshme do të jenë nëpër Shqipëri për të vaksinuar qytetarët./oranews

Back to top button