Gjendet i vdekur një person në Rahovec

Sot rreth orës 18:10 në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahovec, në një furgon është gjetur një person pa shenja jete.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Patrulla ka dal në vendngjarje dhe sipas dëshmitarëve personi është i moshes rreth 77 vjeçare. Në vend ngjarje ka dalë mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen dhe dyshohet se ka vdekuar nga Infarkti”, ka thënë Xhurkaj.
Sipas Policisë janë informuar të gjitha njesitë./21Media

Back to top button