Demaj dhe Hajdari e nisin kampionatin në elitën daneze

Dy hendbollistet e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari e nisën edicionin e ri në njërën prej ligave më të forta në botë, Superligën e Danimarkës. Të mërkurë mbrëma, siç informoi Federata e Hendbollit e Kosovës, Hajdari e Demaj patën paraqitje të mirë për Ringkobingkun që u mposht në shtëpi nga Aarhus United me rezultat 30:26.
Ndeshja ishte e barabartë dhe e fortë deri në fund.
Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Demaj, realizoi katër gola nga shtatë tentime. Ndërsa, Marigona Hajdari pati tri gola nga shtatë tentime.
“Organizatorja kryesore e Ringkobingut, por edhe e Kombëtares së Kosovës, Hajdari, është shquar edhe me shtatë asistime. Forma e dy prej lojtareve kryesore të Kosovës, është lajm shumë i mirë në prag të ndeshjeve me Ishujt Faroe.”, bëri të ditur FHK./21Media

Back to top button