Demarkacioni votohet pas seancës së Kuvendit

Të mërkurën do të mbledhet qeveria

Qeveria e Kosovës njofton se mbledhja e Qeverisë, e paraparë të mbahet sot, është shtyrë pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas një komunikate për media arsyeja e shtyrjes së mbledhjes është dakordimi që mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet pas seancës së Kuvendit të Kosovës, që do të zhvillohet të mërkurën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë./21Media

Back to top button