Përfundon mbledhja e LDK-së
Anëtarët e LDK-së s’flasin për media
Në këto momente ka përfunduar takimi urgjent në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aty kanë marrë pjesë drejtuesit kryesor të LDK-së, ministra dhe anëtarë të tjerë.
Megjithatë, pas takimit asnjë nga ata nuk ka dashur të sqaroj për media dështimin e mbledhjes së Qeverisë dhe rrethanat e krijuara në koalicion. Shumica e drejtuesve të LDK-së kanë dal nga zyret e këtij subjekti, ndërkohë, gazetarët po presin nëse do të flas Isa Mustafa.