Dembele arrin akord me klubin e ri

Ousmane Dembele do të transferohet te PSG. Sulmuesi francez ka arritur marrëveshjes me Leonardo për të kaluar te kryesuesit e Ligue 1.
PSG mendon për të ardhmen dhe Dembele është vetëm 24 vjeçar dhe mund të luajë në të dy krahët e sulmit.
Francezi nuk pranoi të rinovonte me Barcelonën për 14 milion euro në sezon, pasi pretendoi 20 milion euro. Tani PSG ka një marrëveshje verbale me vetë lojtarin.
Klubi francez tani po punon të arrijë akordin edhe me katalanasit, për ta transferuar që tani në Ligue 1. Nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë Dembele kalon te PSG falas në verë.

Back to top button