Dembele flet për gripin që ka kapluar skuadrën

Ousmane Dembele foli në konferencë shtypi përpara seancës stërvitore të Francës të premten.
Përpara finales së Botërorit, një virus po prek lojtarët francezë pasi Raphael Varane dhe Ibrahima Konate u sëmurën.
“Ne nuk kemi frikë nga virusi. U kam bërë çaj me mjaltë dhe janë më mirë. Unë jam i sigurt se ata do të jenë në më të mirën për finalen. Unë shkova të takoj Upamecano të nesërmen dhe ai ishte shumë më mirë. Duhet të marrim masa paraprake, por nuk jemi të shqetësuar”, ka thënë Dembele.

Back to top button