Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sonte informoi se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas parashikimeve, vranësirat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.”, bëri të ditur IHMK./21Media