Dembele konfirmon të ardhmen e tij

Ylli francez, Ousmane Dembele si duket i ka dhënë fund spekulimeve sa i përket të ardhmes së tij.

Dembele e ka konfirmuar se agjenti i tij po flet me krerët e Barcelonës për të arritur akord për një marrëveshje të re me klubin.

“Barça dëshiron të zgjas kontratën time deri në qershor të vitit 2027, agjenti im është duke folur me ta”, tha Dembele.

Po ashtu, ylli francez tha se dëshiron që të vazhdojë të ardhmen me Barcelonën.

“Jam i lumtur këtu dhe unë dëshirojë që të vazhdojë”, tha Dembele.

Kontrata aktuale e Dembeles me Barçën skadon më 30 qershor të vitit 2027.

Back to top button