Dembele: Messi më bëri ta dua Barcelonën

Ousmane Dembele e përshëndeti Lionel Messin si një “lojtar të jashtëzakonshëm” dhe pretendoi se argjentinasi e ndihmoi atë të binte në dashuri me klubin e tij aktual, Barcelonën.
Dembele iu bashkua Barcelonës në vitin 2017 nga Borussia Dortmund dhe luajti përkrah Messit për katër sezone.
Anësori tha gjithashtu që për të ngritur Kupën e Botës për herë të dytë radhazi, Les Bleus duhet të kontrollojnë lëvizjen e kapitenit të Argjentinës.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga ata që më bëri të dua Barcelonën së bashku me Iniestën. Kam kaluar katër vite të shkëlqyera me të. Ai është një djalë normal në dhomën e zhveshjes, ai ndihmon lojtarët e rinj. Ai më dha shumë. Është i vështirë për t’u kontrolluar dhe ne do të duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që ai ta prekë topin sa më pak të jetë e mundur. Unë nuk mendoj se ata e bëjnë këtë nga keqdashja. Por në futboll duhet të jesh agresiv, duhet të jesh. Të gatshëm për të kundërpërgjigjur. Ne shpresojmë t’u kundërvihemi atyre dhe të kemi një lojë të mirë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë”, ka thënë ai./21Media

Back to top button