Dëmet nga erërat e forta dhe shiu, Zhuri dhe Dragashi probleme me energji elektrike
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë-KEDS, sot ka bërë të ditur se për shkak të zbrazjeve atmosferike, reshjeve të shiut dhe erërave të forta që përfshinë dje një pjesë të Kosovës, rajoni i Zhurit dhe ai i Dragashit vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me energji elektrike.
KEDS në një komunikatë për media ka potencuar se ekipet t ndodhen në terren dhe po bëjnë të pamundurën që konsumatorëve atje t’ua kthejnë sa më parë furnizimin me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre.
Ndërkaq, si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.