Dëmet nga tërmeti, Rama: Bashkia të japë lejet për meremetime brenda 24 orëve

“3 godinat e Qytetit Studenti do të prishen”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës ku kërkoi që brenda 24 orëve të jepen lejet për meremetimeve të pallatave të dëmtuara nga tërmeti.

“Më vjen mirë që do kalojë procedura e vecantë për riparimet në mënyrë që lejet e riparimeve të kenë procedurë të përshpejtuar. Çdo projekt i meremetimeve të garantohet jo nga një por nga tre inxhinierë të lincesuar, në mënyrë që bashkia ta japë lejën e meremetimit brenda 24 orësh mundësisht për vetë firmat sepse janë ato që duhet ti bëjnë”, ka thënë Rama.

Rama tha se 3 godinat e Qytetit Studenti do të prishen, për ti hapur rrugë ndërtimit të Kampusit Universitar. Ndërsa tha sa se banorët e tyre do të marrin qira.

“Unë e konsideroj me vend edhe vendimin  për prishjen e atyre tre konvikteve gangrenë në Qyteti Studenti, ku pas një zaptimi 30 vjeçar ka ardhur koha që ata që janë brenda të largohen. Të largohen bashkë me mburojat e tyre politike, që ju vetëofrohen në formën e ish-deputetëve për ti marrë në mbrojtje. Siç e kam thënë edhe për gjëra të tjera edhe për projektin e Kampusit Universitar ne nuk kemi ndryshuar as vendim dhe as mendim. Pra Kampusi Universitar do të ndërtohet. Ato familje aty 30 vjec boll, nuk do hidhen në rrugë, por do marrin qiranë si të tjerët dhe do lënë dhomën në Qyteti Studenti për të marrë një apartament në kryeqytet”, ka thënë Rama./oranews

Back to top button