Demi: Gjysma e qytetarëve mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro

 

Gjysma e kontributpaguesve pensional mund të tërheqin nga mesatarisht nga Trusti vetëm 31 euro, kështu ka thënë Agron Demi nga Instituti GAP.

Demi thotë se gjysmën e kësaj shume “do ta përbijë banka në emër të mirëmbajtjes”.

Po ashtu Demi në një postim në profilin e tij “Facebook” ka shkruar edhe se “Në anën tjetër, 42.5 euro mesatarisht në ditë shpenzon një zëvendëskryeministër vetëm për dreka zyrtare. E 11.748 euro ka kushtuar vetëm një biletë aeroplani”.

“E ka plot punëtorë që ende nuk e kanë marr 170 euro ndihmën e premtuar nga Pakoja “Emergjente”. Derisa hanë e pinë ministrat e deputetët, e deri sa i kanë kryer pushimet në det, me mijëra qytetarë janë në ankth se kur do ti marrin 170 euro e kur do kenë mundësi me i tërheq 31 euro prej Trustit. Sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh. Para disa ditësh deri sa po i preja flokët, e pyeta pronarin e lokalit nëse ka përfitu nga Pakoja për pagesën e qerasë së lokalit. “Shyqyr që nuk mbaj shpresa në shtet, se isha tranu” – tha. E po që ka plotë të tillë që shpresat i kanë bazu të shteti, e dojnë me u tranu nga papërgjegjshmëria e grykësve”, ka shkruar ai tutje./21Media

 

Back to top button