Demiri: Duhet ta risjellë shfaqjen ‘Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’

Pse “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” bëri bujë, marketingu apo ishte shfaqje e mirë?!
Në “21 Gradë” të RTV21, aktorja e njohur Arjola Demiri tha se do ta risjellin shfaqjen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.
“Për të gjitha bashkë.. nga kjo vepër fantastike që ka një mesazh shumë të madh për të dhënë, siç e ka dhënë Ridvan Dibra përmes kësaj monodrama, shqiptarëve u vrau veshin vetëm masturbimi, duke qenë se kjo monodramë ka një mesazh shumë të thellë, shumë të madh për të gjitha gratë shqiptare, publiku e bëri shumë të madhe, por edhe unë nuk e kam pengu, nuk e kam hedhur poshtë, i kam lënë ta zmadhojnë dhe duke e zmadhuar i bënë reklamë shumë të mirë”, tha Demiri në “21 Gradë” të RTV21./21Media 

Back to top button