Demokratët nga nesër në terren

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të enjte Këshillin Kombëtar.
Lideri demokrat ka kërkuar nga anëtarët që duke filluar nga dita e nesërme të dalin në terren për t’u takuar me demokratët.
“E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë duke filluar nga unë do duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata që sot nuk na besojnë, por u perdorën për mish për top. Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta t’i bindim, e të bëhemi bashkë. Nga nesër, secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët duke filluar nga unë”, ka thënë Basha.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së, janë zgjedhur dhe drejtuesit e rinj të Këshillit e anëtarët e kryesisë. Me propozim të Lulzim Bashës, Arta Sakja është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar, duke zëvendësuar kështu Edi Palokën i cili u shkarkua nga kjo detyrë më 12 dhjetor me vendim të mbledhjes së Kryesisë.
Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa sekretar për çështjet zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Sekretar për Diasporën është emëruar Kreshnik Çollaku dhe Sekretar për pushtetin Vendor Roland Bejko.  Po ashtu janë propozuar si anëtarë të Kryesisë: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu./21Media

Back to top button