Kaloni te përmbajtja kryesore

1 viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një qytetar nga Tirana, 66 vjeç, ka humbur betejën me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 843 testime në Shqipëri, nga të cilat janë konfirmuar 319 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja janë në këto bashki: 145 në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi e Madhe, Pukë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Librazhd.
Janë shëruar 221 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198 mijë e 484 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 5 mijë e 270 raste aktive me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button