Demolli: Sëmundjet reumatike nuk dallojnë moshë

Dhimbja e nyjeve si pasojë e artritit është një realitet i përditshëm për miliona njerëz në botë. Për disa, kjo dhimbje është e përkohshme për shkak të një dëmtimi, por për të tjerët mund të jetë një simptomë e vazhdueshme dhe madje dobësuese si pasojë e artritit.
Në porgramin e mëngjesit “Për ditë të Mbrë” në RTV21 sot në rubrikën “Mjeku në studio” u diskutua pikërisht për këtë problem shëndetësor.
I ftuar në studiu ishte reumatologu, BesimDemolli, i cili ndër tjera tha se sëmundjet reumatike nuk dallojnë moshë, ato mund të prekin personat e të gjitha moshave.

Veç kësaj Demolli shtoi se personat që puna e tyre ka të bëjë me qëndrimin ulur para kompjuterit janë të rrezikuar nga dhimbjet e nyjeve. Ai tutje foli edhe për punët tjera që mund të shkaktojnë dhimbje të tilla./21Media 
Back to top button