Dëmtimi i kamerave në aksionin antidrogë, rekomandohet suspendimi i dy zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë.
Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj një togeri dhe një zyrtari policor  me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Dhënia e ndihmës kryeseve pas kryerjes penale”.
Hetimi i këtij rasti është vazhdimësi e hetimit të rastit të mëhershëm ku IPK-ja ka arrestuar një zyrtar policor në muajin maj, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Manipulim me prova”. Ky zyrtar policor dyshohet se ka dëmtuar disa kamera të sigurisë dhe pajisje të tjera në afërsi të vendit të ngjarjes ku është zhvilluar operacioni i përbashkët anti-drogë i Policisë dhe Doganës, në fshatin Izvor të Zveçanit./21Media

Back to top button