Dëmtimi i shtëpisë në Kodrën e Minatorëve, Kurti: Kryesit e veprës do të ndiqen nga organet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albi Kurti u deklarua lidhur me djegien e një shtëpie, e cila është ndërtuar nga Qeveria e Kosovës në Kodrën e Minatorëve.
Kurti tha se kryesit e kësaj vepre do të ndiqen nga organet e Kosovës, përcjell portali rtv21.tv
“Ka deklaruar tashmë policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës.”, tha kreu i ekzekutivit.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar sot se rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve.
Sipas tij zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar./21Media