Dëmtimi i varrit të Astrit Deharit, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton rastin e dëmtimit të varrit të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.
Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se një varr është dëmtuar dhe njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të jetë nën hetime nga njësitë relevante policore.
“Raportohet se është dëmtuar një varr. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?