Dëmtohen varrezat e dëshmorëve në Podujevë
Policia ka bërë të se dje një qytetar nga Podujeva ka raportuar se para dy muajve ishin dëmtuar pllakat përkujtimore të dëshmorëve dhe fshatarëve të cilët kishin rënë në luftën e fundit në Kosovë.
”Me datën 05.07.2021 një qytetar i cili ka dashur të mbetej anonim ka raportuar se diku para dy muajve nga persona të panjohur ishte dëmtuar pllaka përkujtimore e dëshmorëve dhe fshatarëve të cilët kishin rënë në luftën e fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, është njoftuar prokurori”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndryshe, rasti vazhdon ende të hetohet./21Media