Arrestohet i dyshuari që u ofroi 10 euro ryshfet zyrtarëve policorë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi që i njëjti u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve policorë në Vërmicë.

Rasti ka ndodhur më datë 05.07.2021 rreth orës 21:00.

I dyshuari ofroi ryshfet me qëllim që t’i lejojnë hyrjen në Kosovë bashkëshortes së tij, e cila kishte ndalesë hyrje për pesë vjet.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button