Dëmtohet gypi i ujit në Bresje të Fushë Kosovës

Ekipet teknike janë në teren

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme ka pëlcitur tubi i ujit me diametër fi 250 mm në Bresje të Fushë Kosovës.

Ekipet teknike janë në teren me të gjitha kapacitetet e nevojshme për punë dhe po merren me sanimin.

Pa ujë të pijshëm janë objektet e banimit duke filluar nga rrethi i Fushë Kosovës e deri në Bresje.

KRU “Prishtina” thotë se nuk e di sa do zgjatë sanimi pasi varet nga natyra e dëmtimit.

Back to top button