Dëmtohet sërish kablloja optike e vendosur nga Policia përgjatë rrugës për në Bërnjak

Dje është dëmtuar sërish kablloja optike e cila është vendosur përgjatë rrugëve që të dërgojnë në pikën kufitare në Bërnjak.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.
“Dje është regjistruar rasti i dëmtimit të kabllos. Rasti është inicuar si dëmtim i instalimeve publike”, ka thënë Hoti duke shtuar se nuk e dijnë vlerën e dëmeve.
Kujtojmë se një dëmtim tjetër i kabllos optike ka ndodhur edhe para pesë ditësh në veri./21Media

Back to top button