Sulme kibernetike në Telekom, ndërpriten shërbimet e internetit

Telekomi i Kosovës është duke u përballur sot me sulme kibernetike, ku si pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.
“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit”, ka thënë Lepaja.
Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi./21Media 

Back to top button