Dënimi i Bashës për shpifje, Deliu-Kodra: Eksponentët e VV-së janë bërë të njohur për shpifje e sulme personale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Ferizajt  e dënoi për shpifje me 25 mijë euro, kryetarin e Kuvendit Dimal Basha.

Ajo ka thënë se eksponentët e Vetëvendosjes janë bërë të njohur për shpifje e sulme personale.

Në profilin e saj në “Facebook”, Deliu-Kodra ka shkruar se aktgjykimi është dëshmi se askush nuk është mbi ligjin.

“Fatkeqësisht, eksponentët e Vetëvendosjes janë bërë të njohur për shpifje e sulme personale, duke zëvendësuar debatin politik me fyerje. Vendimi i Gjykatës së Ferizajt, që shpalli fajtor për shpifje Dimal Bashën, është dëshmi se askush nuk është mbi ligjin. Dinjiteti mbrohet, fjala publike ka përgjegjësi dhe demokracia ndërtohet mbi të vërtetën, jo mbi gënjeshtra e shpifje”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Back to top button