Dënohen me burg dy të akuzuar për dhunim

Gjykata Themelore në Prishtinë shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR për shkak të veprës penale Dhunimi .

Sipas njoftimit të Gjykatës, i akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.I akuzuari D.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Bëhet e ditur se të pandehurve A.O dhe D.RR iu vazhdohet masa e paraburgimit nga data 12.04.2023 e deri sa ky aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit me burgim të shqiptuar në aktgjykim, ndërsa iu llogaritet masa e paraburgimit në dënimet e shqiptuara.

“Të pandehurit A.O dhe D.RR obligohen që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës
penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) euro secili veç e veç,
kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro
secili veç e veç, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike shumën prej
katërqind e pesëdhjetë (450) euro në mënyrë solidare, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh
nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesin në kontest të rregullt juridiko-civil.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button