Dënohet bullgari që bëri komente të pahijshme për tragjedinë në Bullgari

 
Gjykata në Sofje e dënoi 34-vjeçarin S.B. me 4 muaj burg të kushtëzuar që do të jetë efektiv nëse kryen një vepër tjetër penal në afat prej 3 viteve, për shkak të komenteve të pahijshme në lidhje me fatkeqësinë me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari, transmeton TV21.
Kundër S.B. ishte ngritur akuzë për “përhapje të urrejtjes”. Më 23 nëntor 2021 rreth orës 11 në një grup në rrjetet sociale ka publikuar përmbajtje duke përhapur urrejtje në “bazë të përkatësisë nacionale dhe etnike ndaj etnikumit maqedonas”.
Ai ka ngjitur edhe një fotografi nga autobusi i djegur i “Besa Trans” në autostradën Struma.
Një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, në mëngjesin e 23 nëntorit ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 45 persona./21Media

Back to top button