Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë FSK-në

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim atasheun ushtarak nga Turqia, kolonel Çagdas Akif Kahraman. Me këtë rast, kolonel Kahraman në emër të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka uruar gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së re dhe në mënyrë simbolike i ka dhuruar një pllakë.
Në emër të ministrit Akar, kolonel Kahraman tha se Turqia si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët, në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saja.
Gjithashtu, në këtë takim, gjeneral Jashari pranoi letër urimi nga shefi i Stafit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Yasar Guler, për emërimin Komandant i FSK-së, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ushtarak në mes forcave të të dyja vendeve./21Media

Back to top button