Dënohet hoxha i akuzuar për paratë e kurbanëve

Gajtani akuzohet për veprën penale keqpërdorim i besimit

Tetë muaj burg me kusht iu shqiptuan imamit të Xhamisë së Janjevës, Shemsi Gajtanit.

Ai akuzohej se ka dhënë kuponë të rrejshëm pesë blerësve të kurbanëve për festën e Kurban Bajramit.

Gajtani nuk do ta mbajë dënimin me burg nëse i njëjti nuk kryn veper tjeter penale në periudhë kohore prej një viti.

Ai akuzohet sipas Prokurorisë për veprën penale keqpërdorim i besimit.

Në emër të paushallit gjyqësore ai u obligua të paguaj shumën prej 100 euro.

Prokuroria pretendonte se Gajtani, në cilësi të personit zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka prezantuar rrejshëm kuponët e pagesave, të cilët kishin paguar nga 100 euro për kurban, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Prokuroria pretendon se kuponë në vlerë të lartcekur u ka dorëzuar pesë personave, Avdullah Kongjelit, Lutfi Bikliqit, Haxhi Esat Bislimit, si dhe Naim e Mentor Bislimit.

Sipas aktakuzës, që të gjithë kuponët e lëshuar nga ai kanë pasur numrin e njëjtë serik (006432) dhe kanë qenë të lëshuar në fotokopje.

Sipas aktakuzës, i akuzuari u ka lëshuar së paku edhe pesë personave të tjerë kuponë të njëjtë në emër të po atyre pagesave të cekura më lartë, por që meqenëse ata persona nuk i kanë ruajtur kuponët, atëherë Prokuroria nuk do ta ngarkojë për kuponët e tjerë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari është arsyetuar se deri te lëshimi i këtyre kuponëve ka ardhur pasi që nuk ka pasur kuponë të tjerë./kallxo.com

Back to top button
close button