Pas shkëputjes së ashensorit, u arrestua tekniku

Nga shkëputja e ashensorit u lëndua një vajzë

Pas shkëputjes së një ashensori dje në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku një vajzë mbeti e lënduar, policia ka vënë në pranga teknikun.

Informacionet policore bëjnë të ditur se arrestimi i 49-vjeçarit me iniciale A.M është bërë, pasi ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh, duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, raporton oranews.

Back to top button