Dënohet me 24 vjet burgim një burrë për dhunimin e dy të miturave

Me 24 vjet burgim është dënuar E.G. për dhunimin e dy të miturave.
Gjykata Themelore e Prizrenit ka sqaruar se nga muaji nëntor 2023 deri më 1 mars 2024, E.G. e ka detyruar vajzën nën 14 vjeç të kryejë marrëdhënie seksuale.
Ndërkohë, në një kohë tjetër deri po ashtu më 1 mars këtë vit, ai e ka detyruar edhe një tjetër nën moshën 14 vjeç të kryejë akt seksual.
E.G. ka qenë në paraburgim nga 1 marsi 2024.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 03 maj 2024 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, (Kryetarja e trupit Gjykues – Kymete Kicaj) ka shpallur aktgjykim DËNUES ndaj të akuzuarit E.G., për shkak se:
Nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (I) – nën moshën 14 vjeç,
Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.
Nga koha e pavërtetuar deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (II) – nën moshën 14 vjeç.
Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON:
– DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024.