Departamenti amerikan i shtetit: Do të vazhdojmë presionin për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

SHBA-të do të bëjnë presion për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
Zëdhënësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, Ned Price përmes Tëitterit ka ripostuar reagimin e Ambasadës Amerikane në Beograd, duke thënë se janë bërë 23 vjet pa drejtësi për Yllin, Agronin e Mehmetin.
“Kanë kaluar 23 vite pa drejtësi për tre shtetas amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të ekzekutuar në paraburgimin e policisë speciale serbe. Ne nuk do të harrojmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë presion për zgjidhjen e këtij rasti”, ka shkruar Price.
Në reagimin e Ambasadës Amerikane në Beograd i është bërë thirrje Serbisë që të mbajë përgjegjësi për ata që kanë kryer këto vrasje.
“Sot bëhen 23 vjet që kur tre shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyqi, u ekzekutuan në paraburgim nga policia speciale serbe. Ne nuk do ta harrojmë këtë krim dhe i bëjmë thirrje Serbisë edhe një herë që të mbajë përgjegjësi për ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje”, thuhet në reagimin e Ambasadës./21Media

Back to top button