Deputetët do të propozojnë ndryshime ligjore për prodhimin e kriptovalutave

Deputetët e PLD-së dhe RDM-së në Maqedoninë e Veriut njoftuan se do të propozojnë ndryshime ligjore për prodhimin e kriptovalutave.
“Në kohë të krizës energjetike, është e papranueshme të shpenzohet energji elektrike për prodhimin e kriptomonedhave, për pasurimin personal të individëve”, thonë nga partitë politike.
Sipas tyre, vlerësohet se kriptovalutat janë të papranueshme për mjedisin jetësorë, dhe për këtë arsye do të kërkojnë rregullim ligjor shtesë, sepse përdorimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile, ashtu siç prodhohet në këtë moment energjia elektrike, ndot mjedisin.
“Do të konsultohemi me fushën profesionale dhe më së voni brenda një jave do të kërkojmë rregullim dhe do të paraqesim ndryshime ligjore”, shtojnë nga PLD dhe RDM./TV21

Back to top button