Deputetët e LVV-së kërkojnë reagimin e ndërkombëtarve për djegien e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje po kërkojnë reagim ndërkombëtar për djegien e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se ndonëse ka kaluar një ditë nga djegia e lokalit të Tomaiq, nuk ka asnjë reagim ndërkombëtar.

“Kanë kaluar mbi 24 orë nga djegia e dyqanit të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Natasa është serbe e Kosovës. Deri më tani askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar dhe as nuk e ka dënuar sulmin.@USEmbPrishtina@GermanAmbKOS@EUKosovo”’, ka shkruar Muja.

Derisa edhe deputetja tjetër e këtij subjekti politik, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka ngritur këtë çështje.

“Dyqani i Natasha Tomaniq është djegur dje. Ajo është nënkryetare e komunës së Zveçanit – një serbe kosovare me post zyrtar. Beogradi duket se nuk po shqetësohet, prandaj as komuniteti ndërkombëtar”, ka shkruar ajo.

Lidhur me këtë  ka reaguar dje kryeministri i Kosovës, Kurti duke thënë se shpreson që të reagojnë QUINT-i e BE-ja për këtë rast./21Media

Back to top button