LDK formon Forum të këshilltarëve lokalë

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se për herë të parë themelon Forumin e Këshilltarëve Lokal; një trup koordinues dhe politikbërës i asambleistëve në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të 209 këshilltarët e zgjedhur lokal, nga procesi i fundit zgjedhor i vitit 2021 do të jenë anëtarë të këtij Forumi.

“Me vendim të Kryesisë Qendrore, Ilir Ferati, kryetar i komunës së Istogut është zgjedhur kryesues i Forumit të Këshilltarëve Lokal, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.Ky trup, synon të unifikojë politikat lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor.”, thuhet në njoftim.

Derisa bëhet e ditur se takimi i parë – dhe konstituiv – i Forumit të Këshilltarëve Lokal mbahet gjatë muajit mars./21Media

Back to top button