Deputetëve të opozitës nuk u lejohet hyra në objektin e RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ndërprerë seancën dhe kanë shkuar drejt televizionit publik të Kosovës RTK, në shenjë revolte për mostransmetimin e seancës së sotme të Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së para objektit të televizionint publik bëri thirre që ushtruesit
ushtruesit të detyrës së drejtorit të RTK-së dhe bordit që të japin dorëheqje.

“Tashmë aty ku ka arritur RTK-ja është jashtëzakonisht e frikshme. Para një periudhe disamujore u përballëm edhe me cenim të jetës së disa gazetarëve nga dy mediume shumë të respektuara në vendin tonë. Sot, kur në Kuvendin e Kosovës duhej të shpërfaqej një aferë e cila kap keqpërdorime rreth 20 milionë euro, në këto momente RTK-ja, qoftë drejtori gjeneral, Dejona apo kushdo tjetër, vendosi atë që s’kishte ndodhur më parë. E zhvendosi seancën e Kuvendit të Kosovës në një program periferik, e duke mos e transmetuar në program qendror. Është e papranueshme kjo. Pasi pikërisht sot qytetarët e Kosovës duhet të dëgjonin se si vidhen nga kapelat e zeza 20 milionë euro përmes ujit të pijshëm të vendit tonë. Kapelat e zeza të Dejonës sot në RTK mundem me mbyllë derën, edhe pak, por jo edhe gjatë. Sot çdo qytetar i vendit tonë e sheh abuzimin e tyre, e ndien abuzimin e tyre”, tha Tahiri. “I bëjë thirrje ushtruesit të detyrës së drejtorit të RTK-së dhe anëtarëve të bordit të japin dorëheqje nga këto pozita. Ata s’mund të jenë drejtues të RTK-së. S’mund të udhëheqin me RTK-në, e mbysin fjalën e lirë, e mbysin zërin opozitar”.

Derisa Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se mostransmetimi i seancës në kanalin qendror është kulmi i paturpësisë.

Ai ka thënë para dyerve të RTK-së se kjo situatë duhet të ndalohet pasi demokracia s’mund të mbytet.
“Nëse dikush synon të ecë me parapolitikën në këtë vend kjo i takon kohës kur regjimi serb i ka mbyllur dyert e përfaqësuesve shqiptarë në mediumin e atëhershëm të pavarur RTP, andaj ky është reagim i joni publik është reagim mbi atë të cilën duhet të ruhen këto vlera , dhe i bëjmë thirrje për të gjithë ata që kanë mendje të shëndoshë se kjo mënyrë se si perfromon qeveria me parapolitikën nuk duhet të lejohet, 9 shkruti është i largët kur këta do ta marrin çmimin për atë çka i kanë bërë qytetarit.”, ka deklaroi Zemaj.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka qujtur këtë superskandal duke shtuar se televizioni publik e ka obligim që ta transmetojë seancën

“Institucioni që po shihni prapa është RTK i themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe ky institucion i jep llogari deputetëve të Kuvendit të Kosovës , seancat parlamentare janë detyrë , obligim ligjor e kushtetues të cilat duhet t’i përmbush ky institucion t’i transmetojë mesazhet e përfaqësuesve të popullit, … Fakti që në një seancë ku po trajtohet një superskandal i kësaj qeverie ndalet për fjalimin e një kryeministri që ishte në një konferencë tregon shumë saktë që e shpërfytyron regjimin e Kurtit se dojnë më ndal fjalën debatin argumentin dhe ashtu si kanë ardhur më mashtrim të mashtrojnë popullin të tentojnë të fshehin për të bëmat e tyre të cilat jo vetëm që hije të keqe vendit por po e dobësojnë në secilën pore në secilin institucion të pavarur, ku ka bre logjikë tu shku Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme”, tha ai./21Media

Back to top button