Deputeti gjerman: Është koha të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë
Një tjetër thirrje për formimin e qeverisë
Deputeti gjerman i Unionit Kristian-Demokrat, Nikolas Lobel, ka thënë se koha për të përfunduar negociatat për formimin e qeverisë veçse ka ardhur.
Lobel nëpërmjet një shkrimi Twitter ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar kanë treguar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe se kjo tani duhet të jap rezultate në qeverisje efektive dhe demokratike.
“Është koha që të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë në Kosovë. Vullneti i njerëzve për ndryshime dhe demokracia e shprehur me 6 tetor të vitit të kaluar duhet të përkthehet në një qeverisje efektive dhe demokratike dhe sundim të ligjit për të siguruar të ardhmen dhe jetën e prosperuar të BE-së për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lobel.
It is time to conclude negotiations to form the government in #Kosovo. Will of people for change and #democracy expressed on Oct 6 last year should be translated in effective and democratic governance and rule of law to ensure EU future and prosperous life for Kosovar citizens.
— Nikolas Löbel (@NikolasLoebel) January 14, 2020
Lobel është deputet i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel.
Kujtojmë se sot edhe ish shefi i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka kërkuar sa më shpejt formimin e qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës./21Media