William Walker kërkon që sa më shpejt të formohet qeveria

Walker sot tek Vetëvendosja

Ish shefi i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka kërkuar sa më shpejt formimin e qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës.

Walker pas takimit që pati sot me zyrtarë të Vetëvendosje tha se një shtet pa Qeveri është jo funksional dhe për këtë theksoi se duhet të formohet Qeveria për t’i dhënë perspektivë të rinjve.

Ishte vet Kurti që e përcolli Walker deri te dera, por që nuk dha deklaratë për gazetarë. Ndërsa mysafiri amerikan tha se lufta për pozita është sistem i vjetër, ndërsa theksoi se kishte menduar se tash me lidershipin e ri edhe idetë do të jenë ndryshe.

100 ditë prej zgjedhjeve, kam menduar që negociatat dhe pozitat janë sistem I vjetër, kam menduar se ky është një sistem I ri, lidership i ri me ide më ndryshe, le t’i bashkojmë gjërat dhe të arrihet që të bëhet Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Një takim të ngjashëm Walker e ka pasur dje edhe me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këta të fundit sot deklaruan se kanë pranuar një propozim të ri nga Vetëvendosje. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se propozimi i djeshëm është shumë i ngjashëm me atë të takimit të fundit, por me disa ndryshime.

Tutje ai tha se ky propozim do të shqyrtohet shumë shpejt.

Walker po qëndron në Kosovë në përvjetorin e 21-të të masakrës së Reçakut e cila ndodhi më 15 janar 1999.

Në atë kohë Walker në shefin e cilësisë së shefit të OSBE-së në Kosovë pati deklaruar se ajo që ka ndodhur në Reçak ishte krim kundër njerëzimit.

Back to top button