Deputeti gjerman në Bundestag: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka shpërndarë një fjalim të deputetit gjerman, Peter Beyer në Bundestag.

Bayer thotë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në qendër të vëmendjes, ku e përmendi vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në mars të këtij viti, duke thënë se pajtohet se angazhimi i NATO-s është qendror.

“Ushtarët e KFOR-it po sigurojnë një ndërlidhje (koordinim) mes aktorëve politikë dhe popullsisë të të gjitha etnive”, tha Beyer.

“Lufta kundër strukturave kriminale, bandave dhe grupeve të dhunshme duhet të vazhdojë. Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë këto struktura për sigurinë dhe stabilitetin”, citohet të ketë thënë deputeti Beyer.

 

Back to top button