Deputeti gjerman: Raporti i Dora Bakoyannis i shkëlqyer, të jemi mirënjohës

Në Asamblenë Parlamentare që po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Deputeti gjerman Knut Abraham tha se raporti i Dora Bakoyannis është i shkëlqyer.

Ai ndër tjera shtoi se përkrahja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, të përçojë një sinjal të fuqishëm për Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës.

“Kemi një raport të shkëlqyer nga Dora Bakoyannis dhe unë besoj që duhet të jemi mirënjohës. Është punë impresive të nderuar kolegë, kemi pasur juristë, raportues nga vende të ndryshme, që e kanë njohur Kosovën, disa që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, të gjitha arrijnë në të njëjtin konstatim, që Kosova meriton, populli i Kosovës, meriton mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ofrohet nga hyrja në Këshill të Evropës”, u shpreh Abraham.

 

Back to top button