Trajner te Liverpooli? E zbulon Niko Kovac

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac së fundmi po lidhet me stolin e Liverpoolit, për ta zëvendësuar në fund të këtij sezoni Jugen Klopp.

Klopp e ka konfirmuar se do të largohet në verë nga Liverpooli, kështu duke i dhënë fund aventurës nëntë vjeçare me gjigantin anglez.

Favoriti për ta zëvendësuar gjermanin te Liverpooli është trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, por që së fundmi po lakohet edhe emri i kroatit Niko Kovac.

Por, këtyre spekulimeve iu ka dhënë fund vetë Kovac.

“Nuk ka asgjë të vërtetë për spekulimet me Liverpoolin në ditët e fundit. Nuk është e vërtetë”, tha Kovac për “Sport & Talk”.

Ruben Amorim mbetet favoriti për punën e trajnerit te Liverpooli bën të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Back to top button