Deputeti Hasa e goditi Ramën me vezë: Këtë e ke për studentët

Citohet që deputeti Hasa t’i jetë drejtuar shprehimisht Ramës: “Këtë e ke për studentët”

Deputeti i PD-së, Endri Hasa u bë protagonist këtë të enjte në kuvend pasi goditi me vezë kryeministrin, Edi Rama.

Pak pasi kreu i qeverisë mori fjalën, deputeti i Elbasanit la me shpëjtësi karrigen e tij, duke u vërsulur drejt foltores.

Rama nuk arriti dot të shmangë goditjen e parë me vezë nga deputeti i opozitës, ndonëse më pas u neutralizua nga punonjësit e Gardës.

Endri Hasa është deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit, jo shumë aktiv në daljet publike, por që mesa duket zgjodhi të bëhet aktiv në një tjetër formë, duke qëlluar kryeministrin në parlament.

Kreu i kuvendit, Gazmend Ruçi pezulloi punimet  e kuvendit për 60 minuta për të mbledhur Byronë Parlamentare, duke propozuar përjashtimin e Endri Hasës 10 ditë nga kuvendi.

Ndërkohë, në një komunikim të shkurtër për mediat nga PD citohet deputeti Endri Hasa, t’i jetë drejtuar shprehimisht Ramës: “Këtë e ke për studentët”, raporton vizionplus.

Back to top button