Deputeti i Guxo, Burim Meta nuk e konfirmon largimin e Kica-Xhelilit në LDK

Deputeti nga radhët e “Listës Guxo”, Burim Meta nuk ka konfirmuar largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Meta para fillimit të kuvendit zgjedhor ka deklaruar se nuk ka vërejtur mungesën e asnjë anëtari dhe se një gjë e tillë nuk e ka marrë vëmendjen e tij.
“Po u konfirmojmë mbajtjen e kuvendit madhështor të parë të partisë Guxo. Një kuvend jashtëzakonisht i suksesshëm, deri më tani nuk është vërejtur asnjë mungesë për mbarëvajtjen e këtij kuvendi edhe natyrisht shtimin e një vlere në skenën politike në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se Kica-Xhelili ka bërë gabim të madh nëse është larguar nga “Lista Guxo”.
“Ka të përfolura të ndryshme, nuk e di a është prezent këtu akoma. Nuk e ka marrë vëmendjen tonë shumë dhe nuk jam marrë personalisht me këtë çështje… Është zgjedhje e saj. Për percepcionin tonë është gabim i madh, por sido që të jetë e vlerëson vetë”, ka shtuar ai.
Ai nuk ka komentuar edhe raportimet për mundësitë e largimeve të deputetëve të tjerë që janë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Aktualisht është duke u mbajtur kuvendi i parë zgjedhor i Listës Guxo me mbi 300 delegatë./KP

Back to top button