Deputeti i LDK-së paraqet katër masa për krizën ekonomike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka paraqitur katër masa që Qeveria e Kosovës duhet t’i marrë për krizën ekonomike në vend.
Gjatë punimeve të seancës së sotme plenare, Zemaj kërkoi reduktimin e akcizës dhe normës së TVSh-së për derivate, dhe zgjerimin e listës së produkteve të domosdoshme në normën e reduktuar për tre muaj.
“Reduktimin e akcizës dhe normës së TVSh-së për derivate për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Dy zgjerimi në listën e produkteve të domosdoshme në normën e reduktuar të TVSh-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtar. Tre, indeksimin e pagave, të përfitimeve pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike. Katër, rritjen e subvencioneve në bujqësi”, tha ai.
Në të kundërtën, Zemaj tha se po i shtyhen të votojnë pro tërheqjes së TRUST-it./21Media

Back to top button